493 raste të reja, 459 të shëruar dhe 15 të vdekur nga virusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2366 testime ndërsa janë regjistruar 493 raste, përcjell SHENJA.
Më tepër raste janë regjistruar në Shkup: 210, Kumanovë-28, Shtip-14, Prilep-14, Tetovë-7.
Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 450 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit 15 persona kanë humbur jetën.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i personave të prekur nga koronavirusi është 82 794, numri i pacientëve të shëruar 60 706, ndërsa numri i të vdekurve 2 488.
Numri i rasteve aktive është 19 600. /SHENJA