Policia ka ngritur kallëzim penal kundër një 48-vjeçari nga Prilepi, nën dyshimin se në disa raste gjatë muajit gusht ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.
Sipas informacioneve të policisë, rastet kanë ndodhur gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa viktima është fëmijë nën moshën 15-vjeçare.
Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Manastir e ngarkon 48-vjeçarin me veprën penale “Dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç”.
Policia nuk ka bërë të ditura detaje të tjera për rastin, me qëllim mbrojtjen e identitetit dhe privatësisë së viktimës së mitur.
Për pretendimet do të vendosin institucionet kompetente gjatë procedurës së mëtejshme, ndërsa për të kallëzuarin vlen prezumimi i pafajësisë deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata.





