475 gjoba për mosmbajtje të maskës në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 475 kundërvajtje për mos mbajtjen e maskës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë apel deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim luftimin e kornavirusit.