467 raste të reja dhe 14 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3.512 testime, ndërsa janë regjistruar 467 raste të reja me Covid-19.

Instuti i Shëndetit Publik ka regjistruar 496 pacientë të shëruar.

Ndërkohë betejën me Covid-19 sipas raportit të MSH-së e kanë humbur 14 persona. /SHENJA/