464 raste të reja dhe 23 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.553 testime ndërsa janë regjistruar 464 raste të reja me kovid-19.
Rastet janë evidentuar në Shkup-225, Kumanovë-42, Strumicë-35, Shtip-27…
Në 24 orët e fundit janë shëruar 435 pacientë.
Si pasojë e komplikimeve të shkaktuar nga virusi korona, jetën e kanë humbur 23 persona. /SHENJA