44-vjeçari me iniciale J.S. ka gjetur vdekjen në liqenin e Ohrit.
Policia bën me dije se dyshohet se viktima nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur për t’u larë në liqenin e Ohrit ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 44-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme në fshatin Udënisht, Pogradec në liqenin e Ohrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Artikulli paraprak E dashura e Karim Benzemas, Jordan Ozuna ka dhënë intervistën e saj të parë që nga fillimi i lidhjes me sulmuesin. Reklama Francezi është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit, por marrëdhënia e tij me Jordaninë ka mbetur larg syrit të publikut. Benzema dhe Jordan nuk u panë publikisht së bashku deri në ceremoninë e Topit të Artë të vitit të kaluar, ku ish- lojtari i Real Madridit mori çmimin prestigjioz. Foto: Instagram Me 35-vjeçarin që u largua nga Bernabeu për në Al-Ittihad në fillim të këtij muaji, Jordan tani ka folur për marrëdhënien e tyre në një intervistë me Yo Dona, shkruan The Sun. Duke biseduar se si u bashkuan, modelja pranoi se as nuk e dinte se ai ishte një yll i madh i futbollit. Reklama “Kur takova Karimin, nuk e dija se kush ishte ai. Unë jam amerikane, nuk di shumë për futbollin”, tha modelja. Foto: Instagram “Që në fillim u ndjeva sikur ai ishte diçka ndryshe. Karim është një djalë i mrekullueshëm. Ne kemi qeshur kaq shumë së bashku… Kur them se ai është shoku im më i mirë, e kam fjalën me të vërtetë ai është”, shtoi partnerja e futbollistit. Të gjitha lajmet nga Karim Benzema Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Karim Benzema Jordan foli gjithashtu se si ajo është konvertuar në Islam. “Ishte këtu në Xhaminë e Madridit. Ata recitojnë Kur’an… Është një ceremoni e vogël dhe intime. Kam qarë si fëmijë. Jam shumë sentimentale. Kam hulumtuar shumë për këtë fe dhe më duket e bukur”, tha Ozuna. Foto: Instagram “Gjithçka që kam lexuar për të më ka prekur, gjatë Ramazanit kam lexuar Kuran dhe më ka përlotur. Lexova gjithashtu “Rruga e Shenjtë drejt Islamit” për një të krishterë që konvertohet në Islam, si unë. Një libër vërtet i çmuar”, zbuloi tutje ajo. Reklama Ndërkohë, në fillim të qershorit, sulmuesi francez, Karim Benzema, iu bashkua klubit saudit, Al-Ittihad, për të vazhduar pjesën tjetër të karrierës. /Telegrafi/