43-vjeçari me një mjet metalik e rreh nxënësin 14-vjeçar gjatë pushimit të gjatë, më pas me thikë i kërcënon babain dhe vëllain e të miturit

Më 02.10.2025 në orën 10:35 në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin L.H.(43) nga Tetova. Ai dyshohet se gjatë pushimit të gjatë në një shkollë fillore në Tetovë, ka sulmuar fizikisht një nxënës 14-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovë, duke përdorur edhe një mjet metalik, ndërsa më pas me mjet të mprehtë ka kërcënuar babain e tij F.O.(43), vëllain e tij I.O.(18) dhe fqinjin e tyre A.D.(31), të cilët kishin shkuar të shihnin se çfarë kishte ndodhur. L.H. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.