Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë mbrëmjen e së premtes.
Të premten rreth orës 19:30 të mbrëmjes 42-vjeçari A.M është gjetur pa shenja jetë në dyqanin e tij në fshatin Lalm të Lezhës.
Ndërkohë, nëna e tij P. M, 72-vjeç pasi ka marrë lajmin për humbjen e jetës së djalit të saj, dyshohet se ka varur veten, raporton Tch.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.




