Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiua ka njoftuar se ka siguruar 40 milion denarë për rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët 15, 17, 19, 21 dhe 23 në lagjen e Dizhonit
“Nga sot siguruam afër 40 milion denarë për implementimin e projektit të rekonstruimit të rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët Dizhon 15, 17, 19, 21, 23 dhe 23 A.
Marrëveshja është nënshkruar sot në Ministrinë e Financave, ndërsa këto mjete janë nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2 . Shpreh edhe faleminderimin tim ndaj angazhimit të Ministrisë së Financave dhe ministrit Fatmir Besimi në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.