40 ditë protesta në Shqipëri

Ditën e 40-të e kanë shënuar protestat në Shqipëri të enjten.

Edhe këtë herë thirrjet ishin për largimin e kryeministrit Edi Rama e për “Shqipërinë e re”.

Në protestën e sotme është bërë thirrje nga aktivistët që data 11 të shënojë protestë edhe më të madhe dhe “bojkot kryeministrit Rama dhe Kanye Westit” që pritet ta mbajë koncertin në Tiranë.

Në Shqipëri protestat nisën kundër planeve për një resort luksoz në Zvërnec të Vlorës. Me kalimin e ditëve, dhe refuzimin e Qeverisë për kërkesat, kërkesat u shndërruan në politike dhe po kërkohet edhe largimi i skenës aktuale politike, pushtet e opozitë.