4.000 aparate për shenjat e gishtërinjve në 3.480 vendvotime

MBËRRIJNË TERMINALET E FUNDIT PËR VOTIME

Me mbërritjen e dërgesës së fundit të 1.300 terminaleve për votim kompletohet numri prej 4.000 aparateve që në ditën e zgjedhjeve më 17 Tetor do të shpërndahen në 3.480 vendvotime. Pajisja biometrike për votim do të zbatohet për herë të parë në këto zgjedhje lokale.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, ka siguruar se gjithcka është gati për ditën e zgjedhjeve.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI – KRYETAR I KSHZ-së

“Vlerësoj se për disa gjëra jemi gati edhe para kohe…Jemi gati dhe kemi caktuar koordinatorë që do t`u ndihmojnë njësive zgjedhore komunale për gjithcka që duhet rreth procedurës dhe instruksione tjera lidhur me Kodin Zgjedhor”

Sonte në mesnatë përfundon edhe afati për paraqitjen për votim të të sëmurëve, kurse afati për personat me COVID-19 ose në vetizolim është deri në 11 Tetor në mesnatë.

Këto persona, si dhe të burgosurit, personat në paraburgim, në azilet e pleqve dhe të zhvendosurit e brendshëm do të votojnë të shtunën më 16 Tetor, kurse për vërtetimin e identitetit dhe kontrollit nëse kanë votuar nuk do të bëhet me aparate për identifikim biometrik, por do të shfrytëzohet UV-Llamba dhe spreji./KlanMacedonia/