4 veta e rrahin me sende metalike të miturin në Bogovinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Bogovinë gjatë mbrëmjes së djeshme, ku një i mitur ka rënë pre e një sulmi fizik të organizuar nga një grup bashkëmoshatarësh.

Sipas denoncimit zyrtar të bërë në Stacionin Policor të Kamnjanit nga prindi i viktimës, personi me iniciale A.Z. (44 vjeç), ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në një rrugë lokale të fshatit.