4 serbë u arrestuan pasi fyen policinë e Kosovës, serbët në protesta

Para stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka nisur një protestë e serbëve lokalë pas arrestimit të katër të rinjve serbë të cilët në gjendje të dehur kishin sulmuar dhe fyer pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Protesta është organizuar nga partia e Aleksander Aresnijeviq dhe po kërkohet lirimi i katër të rinjve.

Arsenijeviq bashkë me nënkryetarin e partisë së tij, Stefan Veljkoviq, janë parë duke i prirë protestës dhe duke fishkëllyer bashkë me qytetarët e mbledhur.

Në protestë shihen edhe pankarta të ndryshme. Në një prej tyre shkruan “A është e shqetësuar BE-ja?”.