4 mijë denarë subvencione për blerjen e biçikletave

Qytetarët e Shkupit kanë akoma mundësi të aplikojnë për të marrë deri 4 mijë denarë për subvencionimin e biçikletave, si masë e Qytetit të Shkupit për mbrojtjen e mjedisit, transmeton Portalb.mk.

“Në vijim është thirrja publike për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave. Mjetet që Qyteti i Shkupit i subvencionon për biçikleta janë në vlerën 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale”, raportoi Qyteti i Shkupit.

Sot ka mbaruar oferta për subvencionimin e blerjes së trotineteve në vlerë prej 30 % nga vlera e përgjithshme e trotinetit, por jo më shumë se  8 000 denarë.

“Në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua vendim për subvencionimin e të rinjve, për blerjen e trotineteve elektrike dhe biçikletave. Me vendimin për herë të parë parashikohen subvencione për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të cilët janë banorë të Qytetit të Shkupit”, përkujtoi Qyteti.