38-vjeçarja shqiptare, e identifikuar si Anila Ruçi, është gjetur e vdekur në banesën e saj në provincën e Pavias mesditën e së mërkurës.
Sipas mediave italiane, ajo është gjetur me një plagë në fyt që dyshohet të jetë shkaktuar nga thika.
Me të jetonte edhe 38-vjeçari Osman Bilyhu që u gjet i plagosur. Ruçi ua kishte prezantuar fqinjëve Bilyhun si vëllain e saj. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
38-vjeçarja kishte një vit që jetonte në shtëpinë ku u gjet e vdekur.
Alarmin për vdekjen e saj e kishte dhënë esteistja më të cilën Ruçi kishte pasur takim.




