38 mijë persona të moshës mbi 70 vjeç, të paraqitur për vaksinim kundër Ko vid

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri tani përmes ueb faqes së internetit “Vakcinacija.mk”, 55.970 persona kanë shprehur interes për vaksinim kundër Kovid-19. Përmes mjekut amë për vaksinim janë paraqitur 29.209 persona.

Nga ky numër i përgjithshëm, 38 mijë persona të moshës mbi 70 vjeç janë paraqitur për vaksinim.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme me vaksinimin e 202 punonjësve shëndetësor filloi procesi i vaksinimit në vend.