Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2 345 testime ndërsa janë regjistruar 373 raste të reja me KOVID-19.




Me tepër raste janë evidentuar në Shkup-155, Prilep-47, Kavadar-23, Ohër-22, Kumanovë-10, Tetovë-17…
Janë regjistruar 309 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit tetë persona kanë humbur jetën, të gjithë në kushte spitalore. /SHENJA/



