Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 371 sanksione, në mesin e të cilave për ngasje pa leje 16 persona, tejkalim të shpejtësisë së lejuar 120 shkelje, si dhe automjete të paregjistruara dhe teknikisht jo në rregull 18 automjete.
MPB në kumtesën e sotme bën të ditur se janë sanksionuar 32 motoçiklistë, 128 automjete janë tërhequr me karrotrec, ndërsa janë shqiptuar 31 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, ndërsa e gjithë kjo në kuadër të kontrolleve të përforcuara aksionale në sferën e komunikacionit, të cilat, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion.