37-vjeçari nga Saraji thotë se është sulmuar nga katër persona që i njeh

Një 37-vjeçar nga Saraji i Shkupit ka raportuar në polici se dje pasdite është sulmuar fizikisht nga katër persona, përcjell TV21. I njëjti ka raportuar se i njeh sulmuesit.

“Më datë 03.02.2023 në SPB-Shkup, A.M.(37) nga fshati Saraj, Shkup, ka raportuar se rreth orës 15:30 në fshatin Saraj është sulmuar fizikisht nga katër persona të cilët i njihte dhe të cilët kanë përdorur sende të forta”, thonë nga MPB.