36 shkolla preferojnë mësimin me pjesëmarrje fizike

Deri më tani, 36 shkolla në mbarë vendin kanë kërkuar që procesi mësimorë të zhvillohet me prani fizike të mësuesve, njoftoi sot ministrja për arsim dhe shkencë, Milla Carovska. Prej tyre 15 janë shkolla të mesme dhe 21 janë fillore. Megjithatë, deri në fund të ditës pritet që të arrijnë edhe paraqitje të reja, ndërsa për shkollat që janë përgjigjur me postë do të ketë edhe tre ditë afat derisa të arrijnë të njëjtat.

Milla Carovska

“Andaj formohet trup në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues të kabinetit të kryetarit të Qeverisë, MASH dhe Ministrisë së shëndetësisë, në kordinim me komisionin për sëmundje infektive. Ashtu siç arrijnë kërkesat, do të shqyrtohen me rradhe dhe do të vendoset për secilën veçmas. Shkollat më të mëdha paraqesin rrezik, por gjithsesi vendimin do ta sjellë trupi qeveritar. Megjithatë të gjithë që kanë dorëzuar kërkesë për prezencë fizike po përgaditen edhe për mësim onlajn. Ky process është dinamik dhe gjithçka mvaret nga pasqyra momentale epidemiologjike”.

Ministrja Carovska ka paralajmuar se për një periudhë të shkurtër do të promovohet edhe platforma për mësim online, që siç tha ajo do të jetë lehtë e përdorshme si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit dhe prindërit.

Milla Carovska

“Vendosëm model të kombinuar me prezencë fizike dhe mësim onlajn, ndërsa viti shkollor do të fillojë më 1 tetot. Pandemia dëshmoi sa është e rëndësishme që të modernizohet mësimi dhe të gjejmë modele të reja të ndjekjes së procesit mësimor. Së shpejti do ta promovojmë edhe platformën e parë kombëtare për mësim onlajn dhe jam krenare që për herë të parë si shtet do të kemi platform për komunikim të dyanshëm e cila do të jetë e lehtë për përdorim për arsimtarët, nxënësit dhe prindërit, por edhe për institucionet arsimore. Do të shfrytëzohet gjatë kohës së Kovid-19 por edhe më pas”.

Këto komente Carovska i bëri gjatë paraqitjes publike ku foli për prioritetet në mandatin e saj katërvjeçark u potencoi arsimin cilësor për të gjithë fëmijët, barazinë, edikum dhe arsimim në frymën e multikulturalizmit. Ajo tha se do të punojë pa rezervë dhe në mënyrë transparente dhe premtoi se do ta kthejë dinjitetin e mësimdhënësve përmes vlerësimit të drejtë të punës së tyre./SHENJA/