34 pacientë të shëruar në Malishevë, 35 të tjerë vazhdojnë të trajtohen

Në mesin e 604 personave të prekur nga koronavirusi në tërë Kosovën, në komunën e Malishevës janë gjithsej 69.

Mirëpo përmes një njoftimi për medie, kjo komunë ka bërë të ditur se në mesin e 69 të prekurve, 34 persona kanë arritur që të shërohen plotësisht nga COVID-19, kurse 35 vazhdojnë kurimin dhe se gjendja e tyre është stabile.

Theksojmë se deri më tani në tërë Kosovën janë 604 persona të prekur me koronavirus, 128 kanë arritur që të shërohen plotësisht, ndërkaq numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 18.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Rritet në 34 numri i të shëruarave në Malishevë

Malishevë, 21 prill

Sonte është rritur numri i të shëruarave të prekur me COVID-19, në Komunën e Malishevës. Bazuar në të dhënat zyrtare, në komunikimin me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë konfirmuar tri raste të shëruara, dhe numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 34, ndërsa vazhdojnë të kurohen edhe 35 persona të tjerë, gjendja e të cilëve është stabile.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar të shëruarit e sotëm, e po ashtu edhe personave të tjerë nga Malisheva dhe nga i gjithë vendi, ju ka uruar shërim të shpejtë, përderisa qytetarëve të Komunës së Malishevës, përsëri ju ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë në maksimum të gjitha këshillat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ta mundim këtë pandemi.