Një punëtor i moshës 33-vjeçare e ka humbur jetën derisa ka qenë në vend të punës, në një kompani në Bogovinë. Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:30, ndërkaq rëndë është lënduar edhe një koleg i tij.
“Dje, rreth orës 17:15 në SPB Tetovë është denoncuar se rreth orës 16:30 në një kompani në Bogovinë, gjatë realizimit të detyrave të punës, i punësuari J.S.(33) nga Bogovina ka pësuar lëndime pas çfarë edhe ka vdekur në vend. Ndërsa, S.I.(31) gjithashtu i punësuar në kompani ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë./TV21