30 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 raste të reja të koronavirusit në vendin tonë.

Në bazë të qyteteve raste janë regjistruar: 12 në Shkup, tetë në Kumanovë, nëntë në Prilep dhe një në Kriva Pallanëkë.

Me këtë numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Kovid-19 në vendin tonë është 384 persona.

Në 24 orët e fundit janë bërë 342 testimet prej të cilëve: 177 në Institutin për Shëndetet Publik, 20 në Fakultetin e Veterinarisë, 21 në Avicena, në Biotek 24 dhe në spitalin Filipi i Dytë 100 persona.

Deri tani janë bërë gjithsej 4.117 testime për Kovid-19. /SHENJA/