H & M është një nga brendet më të njohura në botë, por edhe jo shumë të shtrenjta.
Në H & M mund ta gjejnë veten të gjitha shtresat e shoqërisë.
Por tashmë ky brend ka paralajmëruar diçka të re, që mund t’u shërbejë të gjithëve.
Klientët e H & M do të mund të marrin me qira rrobat për 30 ditë dhe pas kësaj kohe ata mund t’i kthejnë ato, ose t’i blejnë përfundimisht, transmeton Indeksonline.
Sasia e artikujve që mund të marrin blerësit është e kufizuar, megjithëse shërbimi përfshin 50 rroba në muaj.
Aktualisht këtë trend H & M po e nis në Suedi, por pas tre muajsh nëse gjithçka ec siç duhet trendi do të zhvillohet kudo ku ka H dhe M./Indeksonline/