30 deputetë shqiptarë në Kuvend / Emra të rinj, por edhe të vjetër në Parlament

Kuvendi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqiptarë. Ata vijnë nga koalicionet Fronti Europian, VLEN dhe një nga LSDM.

Po cilat janë figurat e reja që do t’i shohim në Parlament, dhe cilat të vjetrat që do ti rishohim edhe për 4 vitet e ardhshme?

Më së shumti shqiptarë vijnë nga zona zgjedhore 6. Këtu, listës së Frontit Europian së cilës i priu Ali Ahmeti, deputetë u zgjodhën edhe Talat Xhaferi, Ilire Dauti, Menduh Thaçi, Rina Ajdari, Ilir Demiri, Fatmire Isaki. Nga VLEN, listës të së cilës i priu Bilall Kasami, deputetë u zgjodhën edhe Bekim Qoku, Mimoza Musa, Halil Snopçe, Fatmir Limani, Saranda Imeri-Stafai dhe Sadik Suleimani.

Në njësinë zgjedhore 5, ku bartës liste ishte Ziadin Sela nga Fronti Europian, deputetë u zgjodhën edhe Musa Xhaferi dhe Arbana Pashollin. Në këtë njësi, VLEN siguroi vetëm një mandat, dhe deputetë do të jetë Salim Sulejmani.

E në zonën 2 Fronti mori 4 deputetë – Sadulla Duraku, Skender Rexhepi Zejd, Dijana Toska dhe Elmi Aziri.VLEN 3 deputetë Afrim Gashi, Rijad Shaqiri dhe Merita Koxhaxhiku. Nga njësia 2 deputetë u zgjodh edhe Fatmir Bytyqi nga lista e LSDM-së.

Në zonën zgjedhore 1, nga lista e Fronti Europian deputetë bëhen Blerim Bexhetin dhe Ilir Hasanin. Këtu emrat mund të ndryshojnë nëse Bexheti vendos që qëndrojë kryetar i Sarajit, por edhe pas tyre në listë qëndrojnë 2 shqiptarë. E sa i përket VLEN, nga njësia 2 deputetë u zgjidhen – Izet Mexhitin dhe Bekim Sali.

Në njësinë zgjedhore 4 dhe 3, ndonëse kishin kandidatë për deputetë, koalicioni VLEN dhe Fronti Europian nuk arritën të marrin asnjë mandat.