3 persona me lëndime të rënda nga një aksident në rrethinë të Tetovës

Më 25.01.2026, në orën 22:50, në SPB Tertovë u njoftua se në rrugën rajonale f. Jazhincë – Tetovë, pranë hyrjes në f. Neproshten, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet tre automjetesh udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, të drejtuara nga E.S. (25) nga f. Sllatinë, A.I. (55) nga f. Dobrosht dhe A.J. (19) nga f. Sllatinë. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësuan shoferi E.S. dhe bashkudhëtari i tij B.S. (36), të cilët pas ndihmës së dhënë në Spitalin Klinik të Tetovës, për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Gjithashtu, lëndime të rënda trupore pësoi edhe Sh.V. (45) nga f. Dobrosht, bashkudhëtare në automjetin ,,Golf” i drejtuar nga A.I., i cili pësoi lëndime trupore. Lëndime trupore pësoi edhe shoferi A.J. nga f. Sllatinë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e bëri një ekip i SPB Tetovë në koordinim me prokurorin publik.