2Ton është njëri ndër reperët shqiptar më aktiv në skenën muzikore, shkruan lajmi.net.
Pas prurjeve të shumta gjatë muajve të fundit, 2Ton sërish ka bërë të ditur se është duke punuar drejt një projekti të ri muzikor.
Ai sot ka publikuar një fotografi në Instastory teksa ishte në një studio muzikore dhe po përgatiste projektin e radhës.
Projekti i fundit muzikor nga 2ton është “Aktore” i cili po pritet mjaft mirë nga publiku.