2po2 zbulon se albumi i ri “Testament” është gati për publikim: 18 këngë, plot fjalë t’shpirtit

Reperi i njohur shqiptar 2po2 ka njoftuar se pas një pune të gjatë e intensive, albumi i tij më i ri – i titulluar “Testament” – është përfunduar dhe do të publikohet brenda këtij muaji.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram Story, ku ndau me ndjekësit emocionin dhe lodhjen pas dy vitesh përkushtim në studio.

“U kry albumi. 18 kang, plot fjalë t’shpirtit. 2 vjet punë… ishalla nuk shkon huq”, – ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se ky projekt ka një peshë të veçantë emocionale për të.

 Foto: 2po2/Instagram

Edhe pse 2po2 nuk ka dhënë ende detaje për stilin muzikor apo bashkëpunimet e mundshme, fakti që albumi përmban 18 këngë dhe është punuar për dy vite, ka rritur ndjeshëm pritjet e fansave të tij, të cilët tashmë presin me padurim ta dëgjojnë.

Pas një kohe të gjatë pa një projekt të plotë nga reperi, “Testament” duket se do të jetë një rikthim i fuqishëm – një përmbledhje e emocioneve, përvojave dhe reflektimeve që 2po2 ka përjetuar ndër vite.