29 vjet Pavarësi! Pse shqiptarët dhe maqedonasit nuk janë të barabartë në RMV? (VIDEO)

29 vite pas pavarësisë të Maqedonisë nga ish Jugosllavia, shqiptarët nuk janë të barabartë me maqedonasit. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, deputeti i përbërjes së parë parlamentare Muhamet Halili, tha se fajin për këtë situatë, përveç partive maqedonase, e kanë edhe politikanët shqiptarë. “Kanë kaluar 29 vite që për historinë janë 29 sekonda por për jetën e një gjenerate janë një pjesë e rëndësishme e asaj jete. Sot me të drejtë mund të themi se Maqedonia ka bërë hapa në zhvillimet demokratike por nëse shtrohet pyetja sa është arritur barazia midis popujve që jetojnë në RMV, përfshirë, maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, etj… atëherë është një dilemë e madhe sepse një popull i cili e ka pas primatin e vendosjes në Federatën Jugosllave, ka vazhduar edhe më tej ta ketë atë të drejtë të vendosjes, duke i shpallur popujt tjerë, si popuj të kategorisë së dytë. Në atë aspekt ne kemi zhvillime progresive sa i përket arsimit sipëror në Maqedoni, që ndonëse me vonesë por u realizua gjatë një periudhe të mundimshme. Por, në barazinë ekonomike kemi dështuar. Edhe në si shtresa politike kur kemi dashur të arsyetohemi fajin ia kemi vënë politikës maqedonase, gjë që ka të vërteta, por e mohojmë dhe nuk e përmendim fare këtu edhe neglizhencën tonë të veprimit politik, që këtë çështje ta realizojmë në praktikë dhe të mos ngelet në letër dhe kjo temë të mos përdoret vetëm para zgjedhjeve”, tha mes tjerash Muhamed Halili. /Gazeta LAJM

29 vjet pavarësi! Pse shqiptarët dhe maqedonasit nuk janë të barabartë në RMV?

29 vjet pavarësi! Pse shqiptarët dhe maqedonasit nuk janë të barabartë në RMV?

Posted by Lajm TV on Tuesday, September 8, 2020