29 të vrarë nga trazirat në Meksikë

Dhuna dhe kaosi që shpërthyen pas arrestimit të djalit të El Çhapo-s në shtetin federal të Sinaloas në Meksikë është shoqëruar edhe me gjakderdhje.

29 persona janë vrarë në këto 3 ditë luftimesh mes kartelit famëkeq të drogës Sinaloa dhe forcave të sigurisë. Mes viktimave, 19 janë pjesëtarë të kartelit të drejtuar Ovidio Guzman Lopez dhe 10 të tjerë ushtarë.

35 trupa të tjerë kanë marrë plagë nga luftimet ndërsa në pranga deri më tani kanë rënë 21 persona të armatosur. Mbi 1 mijë trupa ushtarake janë dërguar në ndihmë të policisë për të vënë nën kontroll situatën në Sinaloa.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë ekstradimin e 32-vjeçarit, por gjykatat meksikane kanë pezulluar për momentin ekstradimin e tij nga frika e përshkallëzimit të dhunës dhe gjakderdhjes. Gjykatësit kërkojnë prova shtesë për ekstradimin e Olvidio Guzman Lopezit. Uashingtoni ka vënë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kapjen e tij, ndërsa kërkon ekstradimin ashtu siç u veprua në 2017-ën me të atin të njohur me nofkën El Çhapo.