284 kompani të mëdha nga 142 vende, rajone dhe organizata në panairin e sivjetëm të CIIE-së

Gjithsej 284 kompani të përfshira në listën e 500 ndërmarrjeve kryesore të botës të hartuar nga revista “Fortune” dhe udhëheqëse në sektorët e tyre përkatës do të marrin pjesë në pavijonin e ndërmarrjeve në Ekspozitën e 5-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), thanë organizatorët e veprimtarisë një konference shtypi të martën. Sipas tyre, ky numër është më i madh se ai i vitit të kaluar dhe gati nëntë ndër dhjetë ekspozues kanë marrë pjesë edhe më parë.

Ekspozita e këtij viti do të zhvillohet më 5-10 nëntor në Shangai dhe do të ketë pjesëmarrës nga 145 vende, rajone e organizata ndërkombëtare.

Që nga viti 2018 janë zhvilluar me sukses katër edicione të CIIE-së, duke shërbyer si një platformë për të nxitur ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi, hapjen e nivelit të lartë dhe multilateralizmin, thanë organizatorët.

Në gjashtë zona ekspozimi do të shfaqen qindra produkte, teknologji e shërbime të reja. Dy zona të reja ekspozimi do të ngrihen këtë vit, për sektorin e kultivimit të drithërave dhe inteligjencën artificiale.

Ekspozita e këtij viti do të optimizojë gjithashtu zonat e energjisë me karbon të ulët e të teknologjisë së mbrojtjes së mjedisit dhe do të zgjerojë zonën e inkubimit të inovacionit.