Një 28-vjeçar nga Tetova është arrestuar pasi, sipas kallëzimit, ka sulmuar fizikisht kunatën dhe vëllain e tij pas një mosmarrëveshjeje familjare.
Nga SPB Tetovë njoftojnë se F.A. (28) është privuar nga liria më 30 qershor, në orën 20:10, në rrugën “146” në Tetovë.
Më herët, në orën 19:25, vëllai i tij, Sh.A. (35), kishte raportuar se rreth orës 16:30, në shtëpinë e tyre familjare, pas një debati verbal mes nënës së tyre dhe bashkëshortes së tij, N.A., F.A. e kishte sulmuar fizikisht kunatën duke e goditur me grusht dhe duke e tërhequr për flokësh.
Sipas kallëzimit, kur vëllai ishte përpjekur t’i ndante, F.A. e kishte sulmuar fizikisht edhe atë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës, njoftojnë nga SPB Tetovë.



