28 vite nga zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë

Në fund të vitit 1997, presidenti Ibrahim Rugova shpalli zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale për 22 mars 1998. Sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votimi u organizua në 29 zona zgjedhore për zgjedhjen e presidentit dhe 130 deputetëve, ku 100 zgjidheshin drejtpërdrejt dhe 30 sipas përfaqësimit proporcional.

Në këto zgjedhje morën pjesë disa parti, organizata dhe kandidatë të pavarur, ndërsa Rugova u bëri thirrje qytetarëve të merrnin pjesë masivisht, duke theksuar rëndësinë historike dhe demokratike të procesit.

Megjithatë, rezultatet përfundimtare nuk u bënë kurrë publike dhe nuk u formuan institucionet e reja pas zgjedhjeve.

 

© SYRI.net