27- vjetori i ligjëratave të para në Universitetin e Tetovës

“Ne duam laps. Të shkruajmë duam. Nuk duam armë. Ne kemi zgjedhur rrugën e arsimit”.

Këto janë fjalët e Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof.Dr.Fadil Sulejmanit, fjalë këto që janë shkruar me shkronja të arta në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë.

Më 17 Shkurt 1995, në Poroj të Tetovës, në mënyrë simbolike nisën ligjëratat e para të UT-së, përkundër presionit të madh shtetëror dhe kordonit të policisë.

27 vite pas, dëshmitarë të gjallë të kësaj ngjarje historike, ende nuk mund t`i fshehin emocionet kur kujtojnë atë ditë.

“Në mbrëmjen e 17 Shkurtit flitej se është bërë tollovi në Recicë dhe vritet Abdylselam Emini, dmth te shqiptarët cdo gjë që ne festojmë në mënyrë shumë të bukur e kemi të përgjakur bazamentin. Vritet Abdylselami , I le 4 fëmijë jetim, bëhet simbol I arsimit për popullin shqiptar”, Myqereme Rusi – profesore në UT.

Për nder të kësaj date të lavdishme u promovua edhe Monografia e Universitetit të Tetovës 1994/95 – 2004/2005.

“Për këtë projekt është menduar dhe punuar gjatë kohë, duke kujtuar rrugën e vështirë që kaloi UT, e ndjejmë që këtë institiucon e kemi si testament që duam ta ruajmë edhe ta bëjmë më mirë. Në cilësinë e kryeredaktorit të monografisë sot jam I lumtur që kam nderin e vecantë ta prezentoj para jush”, tha Vullnet Ameti – Kryeredaktor i Monografisë.

Një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e Universitetit të Tetovës kanë pasur edhe profesorët universitar nga Kosova. Sipas tyre, UT-ja ishte projekt kombëtar më shumë se universitet.

“Me këtë datë ka lindur një institucion i shenjtë arsimor por jo vetëm UT, projekt kombëtar si institucion që ishte më shumë se universitet që krahas misionit akademik kishte edhe misionin e emancipimit politik të shqiptarëve në Maqedoni drejt përpjekjeve  për barazi dhe padyshim meritat e këtij procesi janë të pa kontestueshme”, Arsim Bajrami – ish-rektor i UP-së.

Si zakonisht në këtë ditë bëhen homazhe tek varri dhe shtatorja e  themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Prof.Dr Fadil Sulejmani si dhe vizitohet Muzeu historik I Universitetit në Poroj, arkiv ky që pasqyron misionin e kësaj vatre që bëri historinë e arsimit shqip në vendin tonë. /KlanMacedonia/