27 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit me gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Për 24 orë janë regjistruar 674 raste pozitive nga 4.618 testime të realizuara.

Si pasojë e sëmundjes, jetën e kanë humbur 27 pacientë. Janë shëruar 403 persona.

Viktima më e re në moshë është një 36-vjeçar nga Struga.

Raste aktive në vend janë 14.360.

Që nga fillimi i epidemisë nga Covid-19 janë sëmurë 175.330 persona. Prej tyre janë shëruar 155.101 pacientë, kurse jetën e kanë humbur 5.869 persona./TV21