“27 prilli” Veljanovski u dënua me 6 vite e gjysmë burg, Janakievski dhe Ristovski me 6 vite e tre muaj

Në Gjykatën Penale në Shkup u mbajt seanca për organizatorët e 27 prillit.
Të akuzuarit Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski, Mile Janakievski dhe Vladimir Atanasovski, u shpallën fajtor për ngjarjet e 27 prillit. Në akuzën thuhet se me veprimet e tyre ata kanë tentuar që të pamundësojnë formimin e qeverisë së re.
Veljanovski, sipas akuzës, është dashur që të mos lejojë votimin e kryetarit të ri të parlamentit.
I akuzuari Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski për çdo ditë kanë qenë në koordinim për të organizuar protestat dhe penguar zgjidhjen e qeverisë së re, raporton SHENJA.
Trajko Veljanovski u dënua me 6 vite dhe gjashtë muaj burg. Spiro Ristovski u dënua me 6 vite e tre muaj.
Mile Janakievski u dënua me 6 vite e tre muaj burg. Vladimir Atanasovski u dënua me gjashtë vite burg. /SHENJA