Kryeministri i Shqipërisë u ka uruar suksese 27 mijë maturantëve të cilët sot do t’i nënshtrohen provimit të Maturës Shtetërore.
Rama këtë e bëri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook duke publikuar edhe disa rregulla se me çfarë duhet të pajisen nxënësit para se të hyjnë në provim.
“Suksese 27 MIJË maturantëve në të gjithë vendin, që nisin sot provimet e Maturës Shtetërore”, ka shkruar Rama.