NË RMV QËNDROJNË 442 SHTETAS AFGANË
Një grup prej 27 afgnësh që përkohësisht kishin qëndruar në Maqedoninë e Veriut, në mëngjes nga Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit, me anëtarët e familjeve të tyre, janë larguar drejt Dablinit – Republika e Irlandës, si destinimi I tyre I përhershëm.
Bëhet fjalë për qytetarë afganë që kanë punuar për institucione demokratike dhe organizata joqeveritare në Afganistan dhe kanë qenë të kërcënuar nga regjimi I ri taleban. Harxhimet e qëndrimit, sic njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut, janë mbuluar nga organizata ndërkombëtare
Për momentin në Maqedoni të Veriut qëndrojnë 442 shtetas afganë, gra dhe fëmijë të familjeve të punonjësve në misionet humanitare dhe demokratike, aktivistë të organizatave për të drejta të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë./KlanMacedonia/