26 vjeçari tenton ta vret një grua me thikë në stacionin policor

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Veles ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 26 vjeçari nga Velesi, i dyshuar për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë) të K. Kodi.

Siç thuhet në njoftimin e JO-së, më 17 tetor, në stacionin policor në Veles, ka tentuar t’i marrë jetën një gruaje e cila ishte thirrur si dëshmitare në një ngjarje të mëparshme në lagjen Reçani, ku i dyshuari ka thyer gota në një lokal për lojëra Nën ndikimin e alkoolit prej 1.41 ppm në gjak, i dyshuari në stacion policor i ka kapur për flokët viktimës, e ka tërhequr atë dhe i ka vendosur një thikë në qafë, të cilën e ka nxjerrë nga xhaketa.