Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Kumanovë kundër personit T.B. (26) nga fshati Dragomancë, Komuna e Staro Nagoriçanit. Ai dyshohet për veprën penale “vrasje” ndaj personave J.A. nga Dragomanca dhe S.K. nga fshati Kleçovcë, si dhe për “vrasje në tentativë” ndaj personave S.A. dhe R.T.
Pas kontrolleve të kryera dhe zhvarrosjes (ekshumimit) të trupave të J.A. dhe S.K., është vërtetuar se viktimat kanë ndërruar jetë si pasojë e dhunës. Mbi bazën e dëshmive të grumbulluara, është konstatuar se i dyshuari ka vrarë dy gratë, me çka në koordinim me Prokurorinë është ngritur padi penale.
Paraprakisht, SPB Kumanovë kishte dorëzuar kallëzime penale kundër të njëjtit person (T.B.) edhe për vrasjen e personave M.S. dhe M.M. Me propozim të prokurorit publik, gjykatësi kompetent i ka caktuar masën e paraburgimit.
Kallëzim penal edhe për mjekët ligjorë
Përveç kësaj, SPB Kumanovë ka dorëzuar kallëzim penal për veprën penale “punë e pakujdesshme në shërbim” kundër mjekëve konstatues të vdekjes, M.S. dhe D.D., punonjës në “Spitalin e Përgjithshëm” të Kumanovës.
Maqedoni 26-vjeçari akuzohet për vrasjen e 4 personave, mjekët tentuan ta fshihnin krimin?





