26 viktima dhe 906 raste të reja me Covid në vend

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 6006 teste për Koronavirus dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 906 persona. Ndërsa numri i rasteve të reja vazhdon të jetë stabil prej një jave, ai i viktimave vazhdon të mbetet i lartë. Sot janë regjistruar 26 viktima të tjera nga Koronavirusi në të gjithë vendin. Vdekjet më të larta janë regjistruar në Shkup dhe Tetovë, përkatësisht me 8 dhe 6 viktima, ndërsa Struga regjistron 3 viktima, kurse Kërçova dhe Gostivari nga 2 viktima. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 343 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 156 660. Rastet aktive me virus janë 14 785, ndërsa numri total i vdekjeve 5 964.