258 raste të reja vetëm në Shkup

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi vazhdon të prinë me numrin e rasteve të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 554 raste të reja sa janë regjistruar në tërë vendin, vetëm në Shkup janë 258.

Që nga fillimi i epidemisë, në Shkup janë regjistruar 44.485 raste pozitive me Covid-19, ndërkaq raste aktive janë 3.421.

Në Shkup në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 2 viktima dhe 90 të shëruar./TV21