250 shoferë të gjobitur në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 250 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 149 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Sipas raportit të MPB-së motoçiklistëve u janë shqiptuar 13 gjoba.

Ndërkohë që 3 gjoba janë shqiptuar për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 15 të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur.