25-vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rohde: Ishte përgjegjësia jonë morale – i qëndrojmë atij vendimi

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndërhyrja e NATO-s para 25-vjetëve në Kosovë ka qenë e nevojshme.

Në platformën X, ai ka thënë se i qëndrojnë mbrapa këtij vendimi.

“Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi”.

“Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka thënë Rohde. /Klankosova.tv