240 mijë euro për koncertin e Dino Merlinit në vitin 2020, Antikorrupsioni do të ngrit iniciativë për festën e fundvitit në Shkup

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka konstatuar se për organizimin e festimit të Vitit të Ri në sheshin në Shkup për vitin 2020, në të cilën performoi këngëtari Dino Merlin dhe grupe të tjera, është shkelur Ligji për Furnizime Publike, për shkak të dyshimit se Qendra Kulturore Rinore ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe nuk ka ndërmarrë procedurë për furnizim publik, por ka shpallur konkurs publik për organizimin e festimit të Vitit të Ri.

Festimi i Vitit të Ri në sheshin e Shkupit ka kushtuar rreth 240 mijë euro, prej të cilave rreth 154 mijë euro janë paguar nga buxheti i qytetit.

KSHPK për këtë do të dorëzojë iniciativë për ndjekje penale para PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar, si dhe iniciativë për hapjen e procedurës për përgjegjësi të personit përgjegjës në institucionin i cili e emëron, gjegjësisht Qyteti i Shkupit.

Anëtari i KSHPK-së, Goran Trepenovski, në vazhdimin e mbledhjes së 58-të, theksoi se kjo ka dalë nga kontrolli i tenderëve të institucioneve për furnizim publik të mbështetjes publike, me iniciativë të KSHPK-së.

“Me këtë veprim QKR ka vepruar në kundërshtim me nenin 6 të marrëveshjes të cilën e ka lidhur mes QKR dhe Qytetit të Shkupit për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve në bazë të pjesëmarrjes për pagesën e aktiviteteve në lidhje me pritjen e Vitit të Ri, për të cilat ishte i detyruar që të zbatojë procedurë për furnizim publik”, sqaroi Trpenovski.

Edhe pse, theksoi Trpenovski, QKR në shpjegimin e saj thirret në përfundimet nga Ligji për Furnizime Publike, megjithatë përjashtimi nuk ka të bëjë për furnizim të pajisjes teknike dhe për këtë duhej të zbatohej procedurë për furnizim publik.

“Honorari prej rreth 84 mijë euro për performancë të këngëtarit Dino Merlin është siguruar nga sponsorë privatë, e jo nga buxheti i Qytetit të Shkupit dhe ai nuk hynë në shumën e paguar për organizim të festës”, deklaroi Trpenovski.

Sipas Trpenovskit, KSHPK duke vepruar sipas denoncimit anonim, për atë se një firmë e njëjtë gjatë dhjetë viteve të fundit ka marrë 41 tenderë nga institucione shtetërore për mbështetje teknike të Qendrës Kulturore Rinore, Opera dhe Baleti Nacional, Makfest, Salla Universale, Filarmonia e Maqedonisë, Vera e Ohrit dhe institucione të tjera, nga i gjithë dokumentacioni megjithatë nuk ka konstatuar keqpërdorime konkrete në veprimet për furnizime publike.

“Duke i pasur parasysh parregullsitë në furnizimet publike në situatën dhe analizën për këto dhjetë vite si KSHPK do të rekomandojmë të gjitha institucionet shtetërore të blejnë pajisje të tillë me çka institucionet publike do ta rrisin kapacitetin dhe aftësinë e tyre për organizim të këtyre ngjarjeve, ndërsa me çka në afat të gjatë do të kursenin edhe mjete, se sa të paguajnë për huazim të pajisjes”, deklaroi Trpenovski.