“24 orë pa rrymë”, Labi reagon ashpër ndërsa bën thirrje për protestë

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar me ashpërsi pas ndërprerjes së rrymës elektrike që, sipas tij, la për 24 orë qytetin e Ferizajt dhe shumë qytete të tjera pa energji elektrike.

Përmes një postimi në Instagram, Tahiri u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin ndaj kësaj situate, duke theksuar se as bizneset e as profesionistët shëndetësorë nuk po guxojnë të protestojnë kundër padrejtësisë.


“24 orë pa rrymë, e shtrejtojnë sa të duan dhe askush nuk e ngrit zërin si qytetar i këtij vendi! A është e mundur që një qytet i tërë të mbetet pa rrymë dhe askush mos të reagojë?!” – shkroi ai.

Këngëtari paralajmëroi se nga e hëna është i gatshëm të organizojë protesta dhe kërkoi që qytetarët të bashkohen pa dallime politike. “Kjo që po ndodh nuk është asgjë tjetër veçse nënçmim, nënshtrim dhe poshtërim i Ferizajt tonë dhe shumë qyteteve të tjera,” shtoi Tahiri.

 Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

Në përfundim, ai u bëri apel qytetarëve që të mos rrinë indiferentë: “O mileti, mos të dukemi në gjumë si delet, por zgjojuni dhe ngrituni për çdo gjë që prek familjet tuaja.”

Ky reagim i Labit vjen në një moment kur ndërprerjet e energjisë elektrike po ndikojnë rëndë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe biznesve, duke nxitur debat dhe reagime të forta publike.