22 vjeçarja shtatzënë nga Shkupi ndërroi jetë nga Kovid

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se në 24 orët e fundit numri i të shëruarve është më i lartë se sa i të infektuarve. Përkatësisht, 1,068 pacientë janë shëruar dhe 929 të tjerë janë diagnostikuar pozitiv me CoVid-19. Bilanci i fundit doli nga 2,758 testet e bëra. Por, shqetësues mbetet numri i lartë i të vdekurve, ku në mesin e 28 pacientëve që ndërruan jetë sot, është edhe një e re 22 vjeçare nga Shkupi. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se bëhet fjalë për shtatzënë, e cila nuk ka mundur të përballojë pasojat e kësaj sëmundje.
Renditur sipas qyteteve, në kryeqytet humbën jetën pesë pacientë, 6 në Prilep, 3 nga Manastiri, nga 2 në Strugë dhe Kratovë, dhe nga 1 në 10 qytetet tjera të vendit.