Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle përforcuese në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 218 masa, mes të cilave 57 për ngasje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 44 për mos dhënie të përparësisë për këmbësorët, 10 për shkelje nga ana e këmbësorëve”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.
12 masa janë për vozitje pa patentë shofer, 10 për vetura teknikisht të parregullta, 6 për shfrytëzim të celularit, 5 për shoferë fillestar, 6 për ngasje nën ndikim të alkoolit dhe 57 për parkim joadekuat.






