210 shkelje në trafik në Shkup, 41 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të brendshme gjatë ditës së djeshme (25.04.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 210 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 41 për tejkalim të shpejtësisë, 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar edhe 3 sanksione për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 19 gjoba për motoçiklistët, 3 gjoba për vozitës fillestar dhe 6 të tjera për parkim të parregullt.