21.750 euro nga Çegrani, per Shqipërinë (FOTO)

Sot edhe zyrtarishte perfundon iniciativa e Çegranasve “ÇEGRANI PËR SHQIPËRINË” e cila kishte per qellim te tuboje nje shum te caktuar te te hollave, permes te cilave do te ndihmohen te demtuarit nga termeti ne qytetin e Durresit. Iniciativa eci ne menyren me te mire te mundeshme, solidarizimi i Çegranasve ishte i jashtezakonshem, saqe per nje afat shum te shkurter kohore u ariten te tubohen 21. 750 euro, permes te cilave do te ndertohet 1 shtepi ne Thumane te Shqiperis.

Parat e tubuara i ju dorezuan teologut Elvis Naçi dhe fondacionit “Firdeus”.

Grupi organizative, ne emer te levizjes “Rezistenca”, falemenderon pafundesisht te gjithe Mergimtaret dhe Vendasit te cilet bene te pamunderen qe aksioni te kete sukses.

Me shum respekt
Rezistenca – Çegran.